Discover

Topics

Shkolla Ime

“Shkolla ime” platforma online interaktive ne shërbim te mësuesve dhe prindërve.

What's Shkolla Ime APK?

Shkolla Ime is a app for Android, It's developed by Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit author.
First released on google play in 5 years ago and latest version released in 5 years ago.
This app has 100 download times on Google play
This product is an app in Education category. More infomartion of Shkolla Ime on google play
Portali kompozohet nga 5 seksione kryesore, të aksesueshme dhe në funksion të mësuesve nga e gjithë Shqipëria. Këto 5 seksione rrethohen nga 13 kategori të tjera të ndara sipas Drejtorive Arsimore Rajonale të vendit, ku secila prej tyre përmban mini-hapësira për shkollat që ka nën juridiksion dhe ku aksesi do të jetë i lokalizuar specifikisht për çdo shkollë mes mësuesve dhe prindërve të saj. Konkretisht, 5 seksionet përbëhen nga:

- “Kuvendi i mësuesve”, i cili është konceptuar si tryeza virtuale për arsimtarët e ciklit 9-vjeçar dhe parauniversitar për të kuvenduar mes tyre tema me bazë arsimin.
- “Informacionet për mësuesit” e cila do të jetë hapësira e ardhshme e njoftimit shpejt dhe pa vonesa në mbarë shkollat lidhur me udhëzime, njoftime për trajnime për mësuesit nga Ministria e Arsimit apo DAR-et përkatës.
- “Ankesat e mësuesve” e cila me vënien në funksion të platformës do t’iu mundësojë arsimtarëve që të shprehin pakënaqësitë, shqetësimet e tyre duke kërkuar paraprakisht vendosjen e të dhënave të arsimtarit që bën ankesën. Ankesat më pas do të shqyrtohen, verifikohen dhe do t’iu jepet zgjidhje.
- “Projektet tona” e cila është konceptuar si dritarja ku arsimtarët njihen me projektet në zhvillim e sipër dhe iu krijohet mundësia për të sugjeruar ata vetë projekte të reja në dobi të mësimdhënies.
- Seksioni “Ministria e Arsimit” është menduar të ofrojë informacione kryesore për ministrin dhe ministrinë e Arsimit, të rejat e fundit për aktivitetet që zhvillohen në të, kalendarin e aktiviteteve që priten të ndodhin etj.